Blogerja e njohur Armina Mevlani është përfolur kohët e fundit për një shtatzani të mundshme. Këto thashetheme qarkulluan kur blogerja kishte publikuar një foto dhe dukej pak barku i rrumbullakosur.
Më në fund ajo ka vendosur që të flasë publikisht për këtë gjë dhe këtë e ka bërë në Instagram , ku një ndjekës e pyet nëse ajo është shtatzënë.
“Jooo! Dhe u lodha me të gjithë mediat që e përdorin këtë gjë për lajm! Nuk mund të luhet me të tilla gjëra. Nuk jam dhe për momentin nuk e kam ndër mend. Është diçka e bekuar nëse vjen, por nëse jo do doja të prisja akoma”, ka shkruar Armina.
Pra, mjaft me fjalë, blogerja simpatike nuk është shtatzënë. Gjithsesi një fëmijë të bukur nga Armina dhe Shkëlzen Berisha të gjithë do e donim, por për momentin le të shohim punët e bukura që Armina po bën në fushën e modës.