INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armina Mevlani tregon sa të dashur ka pasur para Shkëlzenit: Më tallnin...[VIDEO]

Armina Mevlani tregon sa të dashur ka pasur para Shkëlzenit: Më tallnin...[VIDEO]

Publikuar më: 12:33 11-05-2020

Armina Mevlani, partnerja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit, ka hapur zemrën duke folur për dashuritë e adoleshencës. Në një intervistë në “Prive”, Armina tregoi se nuk ka pasur kurrë të dashur përpara Shkëlzenit, por vetëm dalje me djem të ndryshëm.

Ajo shton më tej se për këtë arsye është tallur bashkë me shoqen e ngushtë, nga vajzat e tjera, pasi nuk kishin të dashur.

“Përpara se unë të isha e famshme, unë nuk mund të them që kam patur të dashur në kuptimin e plotë të fjalës. Unë kam patur vetëm shok adoleshence, me të cilët kam dalë, por nuk mund të quhen lidhje. Madje shumë shpesh, shumë shok dhe shoqe më kanë tallur që unë bashkë me shoqen time të ngushtë ishim dy goca nuk kishim një të dashur (në fjalën e mirëfilltë të dashur) deri shumë vonë. Kjo nuk ndodh se unë jam kundra, por sepse doja me patjetër të gjeja një njeri që më përshtatej,”– thotë Armina.

Article Logic
Execution time: 0.0039639472961426