INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armina Mevlani vret këmbën, nuk do mund të marrë pjesë në këto aktivitete [FOTO]

Armina Mevlani vret këmbën, nuk do mund të marrë pjesë në këto aktivitete [FOTO]

Publikuar më: 16:35 21-02-2017

Armina ndodhet në këtë gjendje prej 5 ditësh por tani po e bën publike duke e ndarë edhe me ndjekësit e saj.

Blogerja ka vrarë këmbën pikërisht një ditë pas Shën Valentinit dhe jo duke bërë seancën e radhës të joga-s apo palestrës, por thjesht duke ecur në rrugë. Fraktura do t’i zgjasë një muaj dhe dy javë dhe kjo do ta pengojë Arminën të marrë pjesë në shumë aktivitete po ashtu edhe në Javën e Modës. Megjithatë e sheh situatën pozitivisht duke falenderuar Zotin që i jep shëndet dhe se gjëra të tilla janë të parëndësishme kur mendon se ka njerëz të cilët vuajnë ngha sëmundje të rënda.  

Current situation! Kjo është gjëndja ime prej 5 ditësh që më ka bërë deri diku inaktive .Ndonjëherë e ngarkojmë veten më shumë punë apo strese ditore pa kuptuar se sa i rëndësishëm është shëndeti! Fraktura në këmbë do më zgjasë 1 muaj e dy javë në vështirësi për të ecur dhe ku më ndodhi fiks një ditë pas Shën Valentinit .  Dhe jo duke bërë seancën e përhershme të jogës apo palestrës,  por duke ecur thjeshtë në rrugë. Nuk do ta kem të mundur pjesëmarrjen në shumë aktivitete , ashtu sikurse as në javën e modës e cila është pjesë e punës sime në blogg , por jam duke e parë pozitivisht si një pushim (edhe pse në dyqan do vazhdoj të jem e pranishme) nga udhëtimet për punë.Gjithmonë kur diçka e tillë ndodh,  themi "syri i keq" por realisht duhet të jemi falenderues Zotit që na jep shëndet , të tilla gjëra janë të parëndësishme kur mendoj se ka shumë njerëz të cilët vuajnë nga sëmundje shumë të rënda!Amin”, shkruan Armina.

Untitled.png

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328