INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armina Mevlani zbulon arsyen përse nuk martohet me Shkëlzenin

Armina Mevlani zbulon arsyen përse nuk martohet me Shkëlzenin

Publikuar më: 16:54 12-02-2017

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha prej disa vitesh jetojnë një dashuri të lumtur, dashuri kjo që shpesh herë ka qenë në qendër të sulmeve mediatike,  pasi fakti që Armina ka të dashur Shkëlzenin, i bën njerëzit të luajnë mendsh dhe herë pas here edhe të shpikin gjëra që janë totalisht të pabazuara në fakte. Është përfolur shpeh herë se djali i ish-kryeministrit Berisha është "sponsori" i udhëtimeve të Arminës, por ajo sa herë që i është dhënë rasti, i ka mohuar këto thashetheme. Për më tepër,  Blogu,biznesi, udhëtimet e angazhimet e njëpasnjëshme, për Armina Mevlanin janë bërë pjesë e pandarë e jetës, por duket se ato janë edhe pengesa më e madhe për ceremoninë e ëndërruar të martesës. Kur do kemi një martesë?

 Në një intervistë të fundit për "Prive", Armina tregon se martesa është një temë që po preket gjithmonë e më shpesh mes çiftit: “Është një gjë që vit pas viti diskutohet. E vetmja gjë që na ka ndaluar për të vazhduar në këtë hap kanë qenë angazhimet. Pikërisht sepse duam që të jetë diçka shumë speciale. Për shkak të angazhimeve, kemi menduar që të vijë në një moment kur gjërat të jenë të qeta dhe ne të jemi të qetë për ta organizuar ashtu siç e kemi ëndërruargjithmonë…” – tregon ajo për planet e martesës.

Megjithatë, nuk është çudi që edhe para martesës ajo dhe Shkëlzeni të bëhen prindër: “E di, shumë njerëz e bëjnë, por unë gjithmonë e kam ëndërruar çdo gjë me hapat e veta: fejesa, martesa, pastaj fëmijët. Nëse kjo do jetë diçka që do të ndodhë para se ne të jemi kurorëzuar, sigurisht që nuk do e kem problem që të ndodhë fëmija para martese. Si të jetë e shkruar dhe nuk është se e mendoj shumë këtë gjë. Nëse do vijë, do jetë i mirëpritur…”.

Article Logic
Execution time: 0.0042848587036133