Ata të dy jo pak herë i shprehin ndjenjat e tyre publikisht.
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha mund të quhen edhe çift model. Diçka të tillë ka bërë edhe me postimin e sotëm i cili ishte një dedikim për dashurinë e saj që mban emrin “Shkëlzen”. Blogerja ka publikuar foton e dy të moshuarëve të cilët mbajnë dorën e njëri-tjetrit dhe krah fotos shkruhet: “Dua të mbaj dorën tënde kur të jem 80-vjeç dhe të themi se ja dolëm,” dhe nuk mund të mungonte edhe reagimi i Shkëlzenit i cili postoi një Emoji zemër. Sa romantikë!