INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ARMO blihet sërish. Kush është pronari i ri i naftës?

ARMO blihet sërish. Kush është pronari i ri i naftës?

Publikuar më: 15:34 05-02-2018

Në kulmin e debateve dhe protestave të naftëtarëve të Ballshit, mësohet se ARMO është vënë në shitje. Sipas të dhënave mediatike, një kompani britanike me kapital 10 mijë paund do të jetë pronarja e re e ARMO-s. Mësohet se Allum Enterprises limited, e regjistruar në Londër është në prag të blerjes së rafinerisë së Ballshit nga banka, përmes degës së saj shqiptare Allum Enterprises sh.a.

Por kush është blerësi i ri i ARMO-s? Allum Enterprises Limited është themeluar në Londër në qershor të vitit të kaluar nga Ajit Prasad dhe Suman Mitra. Dy muaj më vonë, ajo ka krijuar në Shqipëri kompaninë bijë Allum Enterprises sh.a, përmes të cilës është duke blerë ARMO-n. Detajet e transaksionit për ARMO-n nuk dihen ende.

Article Logic
Execution time: 0.0026371479034424