Ish-guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger iu bashkua një numri të madh të republikanëve të cilët nuk e duan Donald Trump si kandidat për president të Shteteve të Bashkuara.
“Për të parën herë që nga viti 1983, kur mora nënshtetësinë amerikane, nuk do të votoj për Partinë Republikane”, tha Schwarzenegger..
Donald Trump dhe Hillary Clinton u përballën dje në debatin e dytë presidencial. Duke iu përgjigjur akuzave për bisedën e tij për femrat, Trump tha se ‘të tijat ishin fjalë, ndërsa të Bill Clinton ishin vepra”. Ai deklaroi gjithashtu se nëse do zgjidhej president, Clinton do të shkonte në burg.
Por deklaratat e tij janë përbuzur edhe nga figura të tjera të njohura, edhe të kinematografisë. Pak ditë më parë aktori Robert de Niro foli për Trump me fjalët më fyese.