Monstra Jorgo Zani, autori i vrasjes së të miturit në Palasë në mënyrë makabër është arratisur nga paraburgimi.
Burime të prokurorisë bëjnë me dije se ai prej faktit se ishte i sëmurë mendor ishte dërguar disa ditë më parë në Tiranë.
Po Zani është larguar dhe nuk është kthyer më në paraburgimin e Vlorës.
Monstra në 17 gusht në Palasë të Himarës masakroi të miturin 12-vjeçar me thikë duke i prerë pjesë të trupit në mënyrë makabre. Fëmija kishte shkuar tek gjyshërit me pushime, pasi jetonte në Greqi.