As me boss, as me tullac!
Roza Lati është shprehur se ka mbledhur lekë mënjanë që nga janari për pushimet e saj mëse të merituara dhe mesa duket po i shijon në maksimum. Prej ditësh moderatorja e njohur ka nisur pushimet dhe çdo ditë e shohim në një vend ndryshe. Nga Franca në Amsterdam dhe tashmë nga Amsterdami është “arratisur” në një vend të largët por që ia vlen dhe është kthyer në një destinacion shumë të preferuar. Roza na ka “tunduar” me foton që ka postuar sot dhe të gjithë do donim në të ishim aty në këto ditë të nxehta gushti. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj ndalesën e rradhës dhe është Tajlanda, pikërisht plazhi Koh Samui.
Pushime të mbara Roza!