INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arratisja e Gruevskit, Vuçiç zbulon itinerarin e largimit: Si mund ta arrestonim...

Arratisja e Gruevskit, Vuçiç zbulon itinerarin e largimit: Si mund ta arrestonim...

Publikuar më: 10:57 20-11-2018

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se ish kryeministri i Maqedonisë dhe i dënuari Nikolla Gruesvki ka hyrë në Hungari nga Serbia, nëpërmjet kalimit kufitar Horgosh.

Sipas Vuçiç shkruajnë mediat serbe në kohën kur Gruevski ka lëvizur nëpër Serbi dhe ka kaluar kufirin, nuk ka pasur flet-arrest ndërkombëtar.

“Gruevski më 12 nëntor, rreth orës 22:30 në pikën kufitare “Gotun”, me letërnjoftim ka hyrë në Serbi, dhe më pas ka vazhduar për në Hungari përmes pikës kufitare “Horgosh”, ku ai ka kaluar kufirin me letërnjoftimin dhe leje kalimi që ka marrë nga ambasada hungareze në Shqipëri”, tha Vucic.

“Ndërsa më 13 nëntor në ora 19:35 nga ana e Interpolit Shkup është dërguar një urdhër arresti ndërkombëtar. Çfarë prisni ju? Të arrestojmë një njeri për të cilin nuk është lëshuar urdhër-arrest?”, ka vijuar Vuçiç.

Gruevski u arratis nga Maqedonia në datën 11 nëntor, duke kaluar nëpërmjet Shqipërisë dhe më pas shkoi në Budapest, ku edhe ka bërë kërkesë për azil politik.

Article Logic
Execution time: 0.0038211345672607