INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arratisja e shtetasit turk nga Rinasi, ja sqarimi i policisë

Arratisja e shtetasit turk nga Rinasi, ja sqarimi i policisë

Publikuar më: 20:24 08-08-2016

Policia ka pranuar se një shtetas turk, të cilit i ishte ndaluar hyrja në Shqipëri, është arratisur gjatë ditës së sotme në zonën e tranzitit në Aeroportin e Rinasit.

Ngjarja u denoncua fillimisht nga Partia Demokratike ndërsa Policia thotë se shtetasi turk me inicialet I. E nuk është person në kërkim apo me probleme me drejtësinë.

Njoftimi i policisë:

Sot më datë 08.08.2016 ka ardhur nga Stambolli për në Shqipëri shtetasi turk I. E.

Pas intervistimit nga Policia Kufitare, këtij shtetasi i është refuzuar hyrja për Shqipëri pasi nuk justifikonte qëllimin e udhëtimit. Sipas procedures ai u transferua përkohësisht në zonën e tranzitit deri në përfundim të procedurave për kthimin e tij në Stamboll.

Gjatë kohës që ky shtetas qëndronte në këtë zonë, duke përfituar nga fluksi i madh i pasagjerëve ka dalë duke kaluar tek zona e kontrollit të pasagjerëve dhe më pas ka hyrë ilegalisht në Shqipëri. Dokumentat e identifikimit të shtetasit turk ndodhen tek oficeri i Policisë kufitare pasi oficeri po plotësonte dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu theksojmë se motivi i refuzimit paraprak i hyrjes në Shqipëri ishte mungesa e arsyes bindese të udhëtimit Ky shtetas nuk rezulton person në kërkim apo me probleme me drejtësinë. Vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e shoqërimin e shtetasit turk për ta dërguar drejt Turqisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035631656646729