Mësohet se Redoine Faid u largua pasi tre bashkëpunëtorë të armatosur zbritën helikopterin në oborrin e burgut.
Faid dhe bashkëpunëtorët e tij u arratisën nga oborri i burgut fatmirësisht pa lënduar askënd.
Faid është një kriminel i njohur në Francë, pasi është burgosur për një sërë grabitjesh.
Në vitin 2009, 46-vjeçari shkroi një libër për përvojat e tij .
Ai pretendote se e kishte harruar vesin, por në vitin 2010 u përfshi në një grabitje ku vrau një oficer policie komunal.
I dënuar për këtë krim, Faid po vuante dënimin 25-vjeçar në burgun Seine-et-Marne. Faid është arratisur edhe më parë nga paraburgimi.
Në vitin 2013, ai u arratis më pak se gjysmë ore pasi mbërriti në një burg në Francën veriore. Por mesa duke tai ishte i vendosur të arratisej dhe këtë herë zgjodhi helikopter.