INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Arratisje' fundjavave. 'Daily Mail': Tirana, për ata me dell aventuresk

'Arratisje' fundjavave. 'Daily Mail': Tirana, për ata me dell aventuresk

Publikuar më: 11:28 09-09-2018

Shqipëria ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave të huaja. E përditshmja britanike “Daily Mail” e ka listuar Shqipërinë si një nga destinacionet që nuk duhen humbur. Kësaj radhe, tabloidi ka propozuar Tiranën mes 10 qyteteve ku arrihet me fluturim direkt nga aeroportet angleze për një “arratisje” të shkurtër.
“Ndoshta një destinacion i pazakonshëm për një pushim fundjave, kryeqyteti i Shqipërisë i përshtatet atyre me dell aventuresk. Krahas vizitës në muzeun historik dhe xhiros përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me ndërtesat e tij të epokës komuniste, rekomandohet edhe një udhëtim në Bunkart. Ky është një muze arti bashkëkohor dhe historie moderne i ndodhur brenda një ish bunkeri. Në sheshin “Skënderbej” do të gjeni edhe pallatin e Operas”, shkruan Daily Mail.
Një arsye më tepër pse lexuesit duhet ta ndërmarrin këtë udhëtim, gazeta përmend fluturimet low-cost nga Londra në Tiranë.
Së bashku me kryeqytetin, vendet e tjera në listë janë Dole në Francë, Kosice në Sllovaki, Aarhus në Danimarkë, Varshava në Poloni, Rovaniemi në Finlandë, Lviv në Ukrainë, Bari në Itali, Bourgas në Bullgari dhe Izmiri në Turqi.

Article Logic
Execution time: 0.0020020008087158