Alonso Perez, një i dyshuar për vrasje, ishte i mbyllur në një dhomë ku do të merrej në pyetje, ndërsa ishte i prangosur. 25 vjeçar është bërë protagonist i një arratisje spektakolare nga një rajon policie në Las Vegas të premten e kaluar.
Nga pamjet e marra nga kamerat e sigurisë, duket mënyra që ka përdorur 25 vjeçari për t’u arratisur. Alonso Perez ka arritur të këpus prangat, ku njëra prej të cilave ishte e vendosur në një ganxhë në një tavolinë të palëvizshve, ndërsa tjetra në dorën e tij. Ai ka përdredhur me forcë deri në atë pikë sa i ka këputur. Më pas, personi i akuzuar për vrasje është ngjitur në një karrige dhe ka arritur përmes tavanit të dalë nga dhoma ku po qëndronte. 25-vjeçari dhe pse i lidhur me zinxhirë në këmbë arriti të vjedh një kamion në ambientet e rajonit të policisë dhe me të të arratiset. Kamioni u gjet më pas disa kilometra larg Las Vegasit i braktisur.
Megjithatë, arratisja e Alonso Perez, i cili dyshohet si autor i vrasjes së 30 vjeçarit Mohammed Robinson, nuk ka zgjatur shumë, pasi këtë të martë ai është riarrestuar nga policia. Tashmë, përveç akuzave për vrasje mbi 25 vjeçarin do të shtohet edhe ajo e arratisjes.