INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestime! Akuza për blerje vote në Vorë nga eksponentë të PS

Arrestime! Akuza për blerje vote në Vorë nga eksponentë të PS

Publikuar më: 08:44 25-06-2017

Arrestohen 3 persona të cilët janë përfshirë në një aferë korruptive blerjesh votash. Denoncimi u bë mbrëmë me pamje në emisionin Stop.

E sot Policia e Tiranës ka bërë të ditur se janë vënë në pranga:
- Luan Imeraj, 37 vjeç, banues në Tiranë
- Luan Nela, 36 vjeç, banues Tiranë
- Arben Marku , 43 vjeç, banues Tiranë
Këta persona janë arrestuar pasi, nga pamjet filmike të shfaqura në emisionin investigativ “Stop”, në televizionin Klan, ku pasqyrohen veprimet korruptive të Arben Markut i cili në këmbim të blerjes së votës jep një shumë monetare.
Janë kryer hetimet kryera Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se Luan Nela, përfiton shumën e parave në këmbim të votës.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar gjithashtu se shtetasi Luan Nela ka pranuar të bëj regjistrimet audio dhe video në këmbim të një vendi pune të premtuar nga Luan Imeraj i cili është edhe përkrahës i subjektit politik, Partia Socialiste.
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432