Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin për arrest me burg për dy nga 4 efektivët e policisë, të cilët akuzohen për trafik drogë.
Çlirim Pepa, me detyrë përgjegjës turni; Ervin Kodra me detyrë, kontrollor hyrje dhe dalje; Lirim Halili me detyrë tek kabina në hyrje; Syrja Terziu si kontrollor në hyrje akuzohen për për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.
Të katër të dyshuarit, mendohet se janë pjesë e një rrejti që trafikonin sasi të mëdha droge, pasi në fillim të muajt shkurt lejuan 8 ton hashash të kaloi në Shqipëri pa kontrolluar rimorkion ku ishin ngarkuar droga. Kjo sasi droge, më pas kaloi lehtësisht në portin e Durrësit për t’u sekuestruar në Venezia të Italisë, në një parking publik.