INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrest me burg për 73 vjeçarin që vrau me sëpatë gruan

Arrest me burg për 73 vjeçarin që vrau me sëpatë gruan

Publikuar më: 15:01 31-08-2016

73 vjeçari që masakroi me sëpatë bashkëshorten e tij është lënë në burg nga dogat e zeza. I braktisur nga të tre fëmijët, 73-vjeçari Veli Dervishi doli para Gjykatës së Krimeve të Rënda nga e cila mori masën “arrest me burg” për vrasjen e ish-bashkëshortes Shazivare Dervishi, 68 vjeçe.
73-vjeçari ishte kontradiktor mbi përshkrimin e skenës së krimit gjatë rrëfimit të tij para gjykatës. Veli Dervishi tha se çifti kishte konflikte për pronën, mandej e ndryshoi qëndrimin duke shtuar se viktima e kishte tradhëtuar para shumë kohësh dhe se ata grindeshin shpesh.
Por në seancën gjyqsore, 73 vjeçari e cilësoi viktimën e tij si ish-bashkëshortja, ndërsa u prezantua si i divorcuar prej vitesh.
“Ne jetonim bashkë për shkak të fëmijëve”, tha Veli Dervishi, që nga njëra anë u shpreh i penduar, por nga ana tjetër e sulmoi sërish të ndjerën duke e fyer.
Më tej, 73-vjeçari pretendoi se ish-bashkëshortja e kishte goditur me një shufër hekuri. “E vrava për vetëmbrojtje”, shtoi ai, version që kundërshtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila thotë se vrasësi e ka goditur me sëpatë disa herë nënën e 3 fëmijëve.
Madje, për shkak të zhurmave, komshinjtë kanë njoftuar policinë që pasi mbërriti në vendngjarje, e ka pyetur Veli Dervishin a kishte ndonjë problem. Autori është përgjigjur që gjithçka është në rregull edhe pse ndërkohë kishte vrarë të shoqen.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0040900707244873