INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrest me burg për dekanin dhe një nga dy pedagoget e Elbasanit

Arrest me burg për dekanin dhe një nga dy pedagoget e Elbasanit

Publikuar më: 16:49 11-05-2018
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 2 nga tre pedagogët e Universitetit "Aleksandër Xhuvani" të arrestuar për korrupsion.
Trupa gjykuese dha arrest me burg për Albert Riska 55 vjeç, Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Elbasan, arrest me burg 60 ditë për Elvira Lumin 54 vjeçe shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane dhe  arrest shtëpie për Erjola Calja, 29 vjeçe, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik.
Në arrest me burg u lanë dhe Petrit Kodra, 53 vjeç i dyshuar si sekser si dhe studenti Marius Calja.
Në arrest shtëpie u lanë Admirim Kala 31 vjeç dhe Adem Ngjela 51 vjeç të dyshuar se kryenin rolin e sekserit për marrjen kundrejt pagesës të notave kaluese në provime.
Sipas dosjes hetimore, personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin public, kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve. Shuma që paguanin studentët ishte deri në 30 mijë lekë të reja.
 
Article Logic
Execution time: 0.0032141208648682