INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrest me burg për “dhunueset” e të miturave në Shkodër

Arrest me burg për “dhunueset” e të miturave në Shkodër

Publikuar më: 12:51 20-05-2016

Gjykata e Shkodrës dha masën arrest me burg për 5 shtetaset e përfshira në skandalin e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër. Albana Llazani, ish-drejtoreshë e qendrës, Rafaela Camaj, Shpresa Nishani, Najada Rramolli dhe Violeta Marku, punonjëse në këtë qendër, akuzohen për shpërdorim detyre dhe keqtrajtim të miturish. Prokuroria ka paraqitur si prova aktet e ekspertimit mjeko-ligjor e përgjime ambientale e telefonike. Akuzat mbi to ishin ngritur nga prokuroria e rrethit për shpërdorim detyre, si dhe keqtrajtim të të miturve.
Por ajo çka është më e rënda në gjithë këtë histori është se, për shkak të neglizhencës së këtyre kujdestareve, tre të mitura kanë rënë pre e abuzimeve seksuale.
Skandali është zbuluar nga institucioni i Avokatit të Popullit. Fëmijët, që ishin marrë në intervista nga punonjës të specializuar të institucionit të Avokatit të Popullit, tregonin për dhunë që i kalonte kapacitetet njerëzore. Rrahje me shkopinj druri dhe këmbë karrikesh.
Në raport flitet dhe abuzimi seksual i tre vajzave të mitura në këtë qendër. Gjatë eskursioneve të bëra në Razëm dhe Velipojë, të organizuar nga jetimorja, i janë bashkuar grupit dy fëmijë të punonjësve të institucionit, të cilët thuhet se kanë abuzuar seksualisht me të miturat.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547