INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrest me burg për komisarin e policisë, akuzohet për trafik droge

Arrest me burg për komisarin e policisë, akuzohet për trafik droge

Publikuar më: 09:32 06-12-2017

Organi i akuzës ka lëshuar një urdhër arresti për një zyrtar të lartë të policisë. Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër-ndalimi ndaj nënkomisarit të Policisë së Fierit, Festim Lelaj, nën akuzën e organizatorit të trafikut të një sasie prej 2.5 ton drogë në drejtim të Italisë. Sipas organit të akuzës Lelaj bashkë me 7 persona të tjerë akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Lënda narkotike u sekuestrua në Ankona, ndërsa ishte nisur nga porti i Durrësit në janar të këtij viti.
Kamioni me lëndë narkotike drejtohej nga shtetasi Dhimo Koraj, i arrestuar nga autoritetet italiane.
Kohë më parë, janë arrestuar shtetasit Demo Progonati, Euron Hoti dhe Malton Lleshi, ndërsa është caktuar masa e sigurisë arrest me burg edhe për shtetasin Aurel Lazaj.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, policia ka arrestuar shtetasit Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa.
Të gjithë këta shtetas akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Prokuroria:
“Një operacion i Prokurorisë për Krime të Rënda përfundoi me ndalimin e disa personave, përfshirë edhe një oficer të lartë policie, i cili konsiderohet në rolin e organizatorit, të dyshuar si përgjegjës për trafikimin e 2.5 ton lëndë narkotike kanabis nga porti i Durrësit në drejtim të Italisë, ngjarje e ndodhur në janar 2017.
Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin, pasi autoritetet italiane në Ankona zbuluan një kamion me lëndën narkotike, i cili drejtohej nga shtetasi shqiptar Dhimo Koraj.
Në bazë të informacionit fillestar, të përcjellë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nga homologët italianë, Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimin. Bazuar në veprimet proceduriale, deri më tani është arritur të identifikohen dhe arrestohen apo ndalohen disa persona, të cilët dyshohen se janë pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal.
Fillimisht, janë arrestuar para pak kohësh shtetasit Demo Progonati, Euron Hoti dhe Malton Lleshi, të cilët tashmë hetohen me masë e sigurimit arrest në burg.

Gjatë hetimit është vendosur caktimi i masës sigurimit arrest në burg për shtetasin Aurel Lazaj, masë e cila është ekzekutuar para pak ditësh.
Ndërkohë është nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasit Festim Lelaj, aktualisht nënkomisar në Komisariatin e Fierit, Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa, të cilat janë ekzekutuar nga policia ditën e sotme”.

Article Logic
Execution time: 0.0033450126647949