Kundrejt mjekut Redjan Rraja nga Fushë-Kruja, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg. Mjeku ishte në tavolinë me viktimën Elton Çiço, që u ekzekutua tre ditë më parë në kryeqytet.
Rraja akuzohet se dëmtoi skenën e krimit, pasi dyshohet se ka fshehur pistoletën, që mbante në çantë viktima Elton Çiço.
Viktima ishte mik me mjekun. Ndërkohë, nuk ka asnjë gjurmë në lidhje me vrasësin dhe policia vazhdon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tij.