INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrest me burg për vrasësin e ish gjyqtares Hafizi

Arrest me burg për vrasësin e ish gjyqtares Hafizi

Publikuar më: 13:02 03-09-2017

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 53-vjeçarin Fadil Kasemi, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij gjykatëse Fildes Hafizi 39 vjeç. Ngjarja ndodhi më 31 gusht në zonën e Xhamllikut në Tiranë, sapo ish-gruaja doli nga një parukeri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur tre akuza ndaj Fadil Kasemi. Ai akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.

Para trupit gjykues, 53-vjeçari pranoi krimin por nuk pranoi të jepte shpjegime rreth ngjarjes së rëndë.

Në dosjen hetimore të prokurorisë thuhet se Fildeze Hafizi, sapo kishte dalë nga një parukeri dhe i ishte drejtuar makinës që kishte parkuar përballë. Ish-bashkëshorti 53-vjecar i është afruar me pistoletë në dorë dhe ka qëlluar në drejtim të saj dy herë duke e lënë të vdekur në vend. Pas krimit, Kasemi po me armë në dorë ndaloi një furgon të rastit që po udhëtonte drejt rrugës Bardhyl.

Këtij të fundit i ka thënë se kishte vrarë bashkëshorten e tij. Duke e kërcënuar, i kërkoi shoferit ta largonte nga vendi i ngjarjes. Shoferi i furgonit përshkoi rrugën “Arkitekt Kasemi” dhe më pas rrugën “Vllazën Huta” që të dërgon tek komisariati nr.1, duke futur menjëherë në oborr veturën. Aty janë afruar menjëhërë punonjësit e policisë, të cilët ndaluan në flagrancë autorin e vrasjes duke i hequr pistoletën që mbante në duar

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168