INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Arrest në shtëpi” ndërtuesit që iu shemben 3 katet pa leje të pallatin 21-katësh

“Arrest në shtëpi” ndërtuesit që iu shemben 3 katet pa leje të pallatin 21-katësh

Publikuar më: 11:30 20-06-2017

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë mas "arrest me burg" për Enver Shabën, ndërtuesin e ndërtesës 21 katshe tek Shkëmbi i Kavajës, të cilit në muajin shkurt iu shembën 3 katet e sipërme të objektit.
Si pasojë e shembjes së kateve të fundit dëmtime kanë pësuar edhe katet e mëposhtme duke rrezikuar kështu dhe jetën e banorëve.
Prokuroria e Durrësit nisi menjëherë hetimet, kur mori informacion se në datë 17 shkurt 2017 ishin rrëzuar katet e sipërme të ndërtesës 21-katëshe. Fillimisht, në kuadër të hetimeve të nisura për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “ndërtimit të paligjshëm”, Prokuroria e Durrësit vendosi nën sekuestro pallatin dhe vijoi veprimet procedurale për individualizimin e përgjegjësive.

Në bazë të të dhënave të deritanishme, Prokuroria e Durrësit vlerësoi se ndaj ndërtuesit, Enver Shaba, duhej të aplikohej masa e sigurimit “arrest në burg”. Nga ana e gjykatës, pavarësisht se u dha një masë më e zbutur, ajo e “arrestit në shtëpi”, sërish u vlerësua se ndaj personit nën hetim ishte e nevojshme vendosja e një mase shtrënguese, me qëllim që të lehtësohen veprimet e mëtejshme të Prokurorisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881