INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrest shtëpie për ish kryebashkiakun e Kukësit Hasan Halili

Arrest shtëpie për ish kryebashkiakun e Kukësit Hasan Halili

Publikuar më: 15:31 06-06-2016

Arrest shtëpie për ish kryebashkiakun e Kukësit Hasan Halili. Ky është vendimi i marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës për ish kryebashkiakun e qytetit verior.
Ndërkohë Halili u vetëdorëzua në polici me 2 maj në policinë e Kukësit, pas shpalljes në kërkim nga prokuroria për shpërdorim detyre.
Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit së bashku me tre ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë akuzohen se kanë sponsorizuar ekipin e futbollit të Kukësit duke përdorur fondet e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve në varësi të institucionit.
Shuma e shpërdoruar arrin në 45 milionë lekë të reja. Nga verifikimet ka rezultuar se për periudhën 2011-2015, shumë punonjës të bashkisë kanë marrë pagën, por nuk figuron të kenë të derdhura kontributet e detyrueshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053