INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrest shtepie për Kreun e Tatimeve Androkli Kokthi

Arrest shtepie për Kreun e Tatimeve Androkli Kokthi

Publikuar më: 12:02 09-03-2016

Lihet në shtëpi kreu i Tatimeve të Tiranës Androkli Kokthi. Pas ankimimit të bërë nga i akuzuari, Gjykata e Apelit vendosi të ndryshojë masën e sigurisë “arrest me burg” që kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë duke caktuar një masë më të lehtë sigurie atë të “arrestit në shtëpi”. Ky vendim do të shmangë burgun për kreun e tatimeve gjatë periudhës së hetimit. Sipas trupës gjykuese të drejtuar nga Ervin Metalla arrestimi i Kokthit ishte i paligjshëm. Ndërkohë sipas Prokurorisë, Androkli Kokthi ka lëshuar urdhër për rikthim malli të konfiskuar me vlerë 4 milionë lekë, duke shkelur ligjin për një mall të bllokuar dhe të magazinuar në Drejtorinë e Tatimeve.

Androkli Kokthi u arrestua më 18 shkurt si i dyshuar se ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës me qëllim përfitimi. Ndërkohë procedimi penal ndaj tij ishte regjistruar më 7 janar.

Article Logic
Execution time: 0.0036308765411377