INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestim i befasishëm! Pranga anëtarëve të bandës së Shullazit

Arrestim i befasishëm! Pranga anëtarëve të bandës së Shullazit

Publikuar më: 12:40 13-10-2016

Arrestohen dy anëtarë të bandës së Shullazit, që mendohet se janë E. Qyqja dhe E. Zela
Ata janë arrestuar në mënyrë të befasishme pranë ambjenteve të një lokali pranë burgut 313, menjëherë pasi kishin takuar në paraburgim Emiljano Shullazin. Arrestimi është bërë nga një numër i madh forcash të “Shqiponjave”.
Qyqja dhe Zela mendohet se kanë qënë të pranishëm në disa momente kur shtetasi Shullazi ka bërë kërkimin e padrejtë të sasive monetare. Gjithashtu, këta persona kanë përfituar sasi monetare të lëvruara me çek nga ana e një biznesmeni. Në rastet e të dyshuarve Qyqja dhe Zela, rezulton se ndërmjet tyre dhe biznesmenit nuk ka asnjë marrëdhënie kontraktuale. Për këtë arsye, kërkimi i parave është realizuar në mënyrë të padrejtë, si edhe duke përdorur dhunën fizike dhe verbale.
Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshimet e arsyeshme se ata kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Shtrëngimit me anën të kanosjes për dhënie pasurie”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Në bazë të veprimeve proceduriale të deritanishme, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për të dyshuarit Qyqja dhe Zela, të cilat janë miratuar nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992