INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestim në Vlorë – Shkak eurot false! Ja ngjarja...

Arrestim në Vlorë – Shkak eurot false! Ja ngjarja...

Publikuar më: 10:34 12-02-2016

Blinte gjithçka me euro false, nga medikamentet, syzet deri dhe ushqimet. Ky është një 28-vjeçar nga Vlora që për pak kohë mund të themi plotësonte dëshirat e tij duke paguar e lehtësisht me euro që i falsifikonte.  F. Kasneci u arrestua në flagrancë nga policia teksa po blinte në një Fast-Food, duke paguar me 50 Euro të falsifikuara. Gjatë arrestimit, atij iu gjetën me vete edhe 1000 Euro të tjera me prerje 100-she, të cilat po ashtu ishin të falsifikuara.
Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën edhe 20 Euro të tjera si dhe një sasi lënde narkotike, 2 kilogramë kanabis sativa. Në bazë të hetimeve, uniformat blu të qytetit bregdetar dyshojnë se i riu ka përdorur paratë e falsifikuara edhe në disa raste të tjera.
Konkretisht në dhjetor 2015, në një farmaci ky shtetas ka blerë disa produkte farmaceutike duke përdorur 50 Euro false. Edhe në Janar 2016, Kasneci ka blerë një palë syze duke përdorur 50 Euro false. Mbi të rëndon akuza për falsifikim të monedhave dhe shitje të lëndëve narkotike.

Article Logic
Execution time: 0.0037381649017334