INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestime dhe plagosje në Francë. Protestuesit sfidojnë Macron

Arrestime dhe plagosje në Francë. Protestuesit sfidojnë Macron

Publikuar më: 11:07 15-04-2018

Protesta të shumta po zhvillohen në qytete të ndryshme të Francës. Autoritetet franceze, kanë njoftuar se janë arrestuar rreth 63 persona, ndërkohë që 9 oficerë janë të plagosur. Ndryshimet ligjore të reformës së punës të ndërmarra nga Presidentit, Emmanuel Macron kanë shkaktuar zemërim te qytetarët, gjë që është treguar edhe në prostesat e mbajtura në dy qytete të Francës gjatë ditës së shtunë. Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb denoncoi dhunën dhe shkatërrimin e dyqaneve dhe objekteve të tjera publike, gjatë protestave të së shtunës në Nantes dhe Montpellier, në perëndim dhe jug të Francës. Collomb bëri thirrje për qetësi, teksa një tjetër protestë është planifikuar të mbahet këtë të dielë në Notre-Dame-des Landes, në perëndim të Francës. Protestat e tjera të së shtunës, anembanë Francës, ishin kryesisht paqësore. Punonjësit e shërbimit hekurudhor marshuan mes grevave mbi planet e Macron për reformën e punës, greva të cilat kanë shkaktuar pengesa dhe ndërprerje të qarkullimit në rang vendi.Macron pritet të bëj një dalje publike sot për të shpjeguar reformat e tij për ekonominë franceze. Ai thotë se do ta bëjë Francën më konkurruese në nivel global, ndërsa punonjësit i frikësohen humbjes së rregulloreve që mbrojnë vendet e tyre të punës.

Article Logic
Execution time: 0.0028049945831299