Dy shqiptarë dhe dy kosovarë janë arrestuar nga policia në kryeqytet, pasi janë kapur me disa doza kokainë dhe hashash. Lëndët narkotike janë gjetur në automjetin e shtetasit kosovar, 37-vjeçarit A.Mulolli, i cili bashkë me 33-vjeçaren J. Blakqori-Murturi, janë dy banues në Prishtinë. Në pranga janë vënë edhe 19-vjeçari E. Alazi, si dhe 20-vjeçari P. Ilia, banues në Tiiranë. Shqiptarët u kapën teksa u afruan tek makina e kosovarëve me sa duket për të marrë lëndën narkotike, pasi atyre iu gjendën qesë farmacie bosh.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, 25.8 gram, lëndë e kokainë, 195.8 gram kanabis si dhe 2 automjetet e të arrestuarve.