Pas vjedhjes spektakolare të një prej bankave në zemër të ish bllokut një ditë më parë policia ka nisur arrestimet. Mësohet se katër persona janë vënë në pranga një prej tyre Drejtori i bankës dhe tjetri shefi i sigurisë i filalit. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.
Vjedhja e bankës ndodhi në një mënyrë të padëgjuar më parë. Grabitësit kishin hyrë që në mbrëmjen e së premtes në një ambjent nën tokë dhe që aty kishin nisur gërrmimet për rrëzimin e një pjese të murit që përkonte me vendin e kasafortës. Ata kanë mundur ta finalizojnë vjedhjen në të gdhirë të të hënës dhe kanë marrë rreth 200 mijë dollarë. Hajdutët kishin përfituar nga bodrumi që prej disa kohësh nuk përdorej për asgjë dhe duke shfrytëzuar fundjavën kur banka ishte e mbyllur ata mundën të çanin murin e brendshëm të saj, duke finalizuar kështu vjedhjen spektakolare.