INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestime të bujshme, bien në praga politikanë dhe biznesmenë të njohur pjesë e klaneve MAFIOZE

Arrestime të bujshme, bien në praga politikanë dhe biznesmenë të njohur pjesë e klaneve MAFIOZE

Publikuar më: 08:34 31-07-2019

17 persona që pretendohet se janë pjesë e klanit mafioz Libri di Reggio Calabria janë arrestuar mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të para të mëngjesit nga policia italiane. Mes tyre ka politikanë që janë aktivë në jetën komunale të rajonave.

Alessandro Nicolo, ish kryetar i grupit të Forza Italia dhe që sot ka kaluar te Fratelli D’Italia. Ai u arrestua dhe u dërgua në burg. Sebastiano Romeo, kreu i grupit të PD në këshillin rajonal, përfundoi arrest shtëpie, ndërkohë që po hetohet në liri Demetrio Naccari Carlizzi, ish këshilltar rajonal dhe kunati i kryetarit të bashkisë së Reggio Calabria, Giuseppe Falcomata.

Për shkak të numrit të votave ata bënin favore. Në zgjedhjet rajonale 2014, sipas hetuesve klani kishte zgjedhur Nicolo te Forca Italia si kandidatin e përshtatshëm. Ai nuk ngurroi të kërkojë mbështetje duke ofruar në këmbim vende pune për njerëzit e klanit. Janë mbledhur shumë fakte dhe prova aq sa e kanë detyruar gjykatësin qe të vendosë arrest për politikanët. Në hetim të lirë edhe Demetrio Naccari Carlizzi.

Për hetuesit, ish këshlltari kishte një akord stabël dhe të qëndrueshëm me klanin më të rëndësishëm për qytetit Reggio Calabria për zgjedhjet komunale. Ai kërkonte për veten dhe kandidatët vota, që mblidhen nga përfaqesues të Ndragetës. Së bashku me ta në pranga kanë renë edhe sipërmarrës të njohur që kanë qenë të lidhur me klanin mafioz. Po kështu dhe dy ndërtues të fuqishëm Demetri Berna dhe vëllai Francesco, u arrestuan.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932