INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestime të bujshme – Këtë herë e kanë rradhën vetë policët!

Arrestime të bujshme – Këtë herë e kanë rradhën vetë policët!

Publikuar më: 10:23 24-02-2016

8 persona nga rradhët e policisë dhe inspektorë të Inspektoriatit të ndërtimit të bashkisë Kamëz janë vënë në pranga. Mbi ta rëndon dyshimi se kanë lejuar të kryhen mbi 80 ndërtime apo shtesa ndërtimi në mënyrë të kundërligjshme.
Konstatimi fillestar i paligjshmërisë është realizuar gjatë aksioneve policore të komisariatit nr. 5 dhe nga verifikimet në terren të forcave të policisë, ka rezultuar që të paktën 39 ndërtime të paligjshme nuk ishin konstatuar dhe as referuar nga ana e inspektorëve të INUV-it.
Prokuroria e Tiranës zbuloi se inspektorët e INUV për zonat e Kamzës, Paskuqanit, Bërxullës dhe Zall Herrit, edhe pse konstatonin ndërtime të paligjshme në ambjente familjare e biznese, nuk i raportonin. Edhe për punonjësit e Policisë së komisariatit nr.5 ka dyshime të arsyeshme se këto ndërhyrje i realizonin përkundrejt pagesave nga ana e qytetarëve të ndryshëm që kryenin punime ndërtuese pa leje.
Akuzat për olicët dhe inspektorët e INUV janë për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se lejuan ndërtimin e objekteve të paligjshme dhe nuk raportuan për vijimin e punimeve në mjedise private, në këmbim të parave.
Sipas prokurorisë inspektorët e INUV ishin në dijeni të këtyre ndërtimeve të paligjshme dhe i kishin lejuar me bindje, me qëllim për të marrë përfitime materiale prej shtetasve që kryenin ndërtimet.

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhëra ndalimi, për këta shtetas:

Punonjës të Policisë

1. F. Mulaj
2. Q. Sinaj

(Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë për këta shtetas janë ekzekutuar nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave)
 
Inspektorë të INUV

3. A. Deda  
4. M. Mena
5. A. Hoxhaj
6. P. Jani
7. G. Marku
8. M. Korra

Article Logic
Execution time: 0.0019140243530273