INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestime të bujshme në Itali. Grupi i prostitucionit me kapon shqiptar në burg

Arrestime të bujshme në Itali. Grupi i prostitucionit me kapon shqiptar në burg

Publikuar më: 15:50 20-10-2016

Pas një vit hetime, 10 shqiptarë të arrestuar mes tyre dhe kreu i bandës që shfrytëzonte vajzat shqiptare për prostitucion në Firenze të Italisë.
Operacioni është mbyllur sot dhe policia italiane ka marrë në mbrojtje 15 vajza shqiptare të cilat shfrytëzoheshin nga bashkëkombasit e tyre
Policët dhe prokurorët e Firenzes janë habitur kur kanë zbuluar se për çdo veprim që bënin anëtarët e grupit urdhrat vinin nga një telefon shqiptar që një herë në dy ditë telefononte numrat e shqiptarëve të vënë në përgjim në Itali. E ky ishte bosi që drejtonte nga burgu.
Ai është një 37 vjeçar shqiptar, i cili ndodhet në paraburgim në Tiranë me një tjetër akuzë nga drejtësia shqiptare e përkatësisht për tentativë vrasje.

Mandat arrestet janë ekzekutuar në Itali, Francë e paraburgimin e Tiranës ku dhe drejtohej trafiku i prostitucionit.

Ky grup menaxhonte periferinë e qytetit të Firenzes përkatësisht rrugën Forlanini dhe Pellas dhe në orarin që vajzat dilnin për të gjetur klient ato ruheshin nga shqiptarët.

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879