INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestime të bujshme të zyrtarëve të lartë në Durrës! Arsyeja...

Arrestime të bujshme të zyrtarëve të lartë në Durrës! Arsyeja...

Publikuar më: 10:33 09-02-2018

Policia e Durrësit ka arrestuar disa ish-zyrtarë të komunës Ishëm në Durrës për abuzime me pronat në bregdet. Mes tyre dhe ish-kryetar i komunës, Sulejman Ibrahimi dhe më pas, vartësit e tij. Në një deklaratë për media, Drejtori i Policisë së Durrësit, Alfred Çepe kanë sqaruar detajet, emrat dhe rolin e të arrestuarve në aktet e korruptive.

Të arrestuarit janë:
1. Sulejman Ibrahimi (ish¬ Kryetar i Komunës Ishëm), i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar 248, 248 – 25 dhe 259 ¬25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 43 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
2. Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm), e datëlindjes 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
3. Enver Shima, (me detyrë ish¬ përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish¬ Komunën Ishëm) e datëlindjes 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
4. Shpresa Merdita, (me detyrë ish¬ punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish¬ Komunën Ishëm, aktualisht avokate në Durrës) e datëlindjes 20.04.1970, lindur dhe banues në lagjen nr. 18, Rruga “Zeus” Durrës, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 ¬25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 44 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Article Logic
Execution time: 0.0042719841003418