INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestime VIP si në Shkup? Ja si përgjigjet ministri Lleshaj

Arrestime VIP si në Shkup? Ja si përgjigjet ministri Lleshaj

Publikuar më: 12:37 30-08-2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka zhvilluar një takim me homologun e tij maqedonas, Oliver Spasovski, në Bashkinë e Pustecit.

Gjatë bashkëbisedimit, ministri shqiptar është pyetur nga gazetarët lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, nëse vendi ynë i ka përmbushur detyrat sa i takon luftës kundër korrupsionit në nivelet e larta shtetërore, ndërsa i kanë kujtuar edhe arrestimin e prokurores speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva

Lidhur me këtë, Lleshaj ka dalë nga situata, duke sjellë në vëmendje ish-kryeprokurorin shqiptar, Adriatik Llalla, i cili është nën hetim dhe ndjekje penale.

“Meqenëse shkuat direkt te prokurorja, sa di unë edhe këtu është në ndjekje penale ish-prokurori i përgjithshëm. Detyrat e vendit sa i takon negociatave i kemi përmbushur së miri. Nuk ka ende një datë për çeljen e negociatave për të dy vendet. Vendimi pritet të merret në mes të tetorit”, u shpreh Lleshaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.003911018371582