Pas arrestimit të 24 personave për dhunën e djeshme gjatë protestës në Rrugën e Kombit, me qindra banorët janë ngritur në protestë duke kërkuar lirimin e tyre.
Protestat janë regjistruar në Kukës dhe në Tiranë pranë komisariatit të policisë.
Qytetarët kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të lirojë protestuesit që u arrestuan.
Ata shprehen të vendosur që të do të vijojnë që të protestojnë deri në momentin që të lirohen vëllezërit e tyre nga komisariati.