Lidhur me operacionet e bujshme të kryera nga polica e shtetit në vend, ka reaguar dhe Kryeministri Edi Rama.
Nga ky operacion i policisë janë arrestuar anëtarë të grupeve kriminale e deri tek dy ish-deputetë të Partisë Socialiste.
Në një status në rrjetin e tij social Twitter, Rama ka shkruar se lufta kundër krimit do të ashpërsohet, dhe se ky vend do të bëhet i pajetueshëm për kriminelët.
“Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë”, shkruan Rama në postimin e tij.