Teksa 11 protestuesit kukësianë janë në Gjykatën e Apelit në Shkodër në pritje të vendimit, disa studentë janë mbledhur në Fakultetin e Drejtësisë. Ata në mënyrë simbolike dhe me pankarta në duar janë solidarizuar duke kërkuar lirimin e tyre.
“Një qiri për drejtësinë e vdekur. Të lirohen 11 kuksianët!” – shkruhej në disa prej pankartave që ata mbanin në duar.
Pak ditë më parë me qindra kukësianë protestuan kundër taksës së Rrugës së Kombit dhe 23 nga ta u ndaluan, nga të cilët 11 morrën masën arrest me burg nga Gjykata e shkallës së parë. Po më pas e apeluan vendimin.