Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arrestimin nga policia të katër personave të dyshuar si bashkëpunëtorë në grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit në 9 prill.
“Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit, një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit.
Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset,aq më shumë rritet forca e saj goditëse”, – shkruan Rama në një postim në “Twitter”.