INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestimi i djalit të deputetit, reagon shumica: Mbështesim drejtësinë, barazia nuk është slogan

Arrestimi i djalit të deputetit, reagon shumica: Mbështesim drejtësinë, barazia nuk është slogan

Publikuar më: 15:36 30-09-2018

Kryeministri Edi Rama reagoi pas arrestimit të djalit të deputetit socialist të Krujës, Rrahman Rraja. Kreu i Partisë Socialiste thotë se “mbështesin drejtësinë e barabartë për të gjithë ndryshe nga ata që sipas tij u bënë mburojë e të kërkuarëve.

“Ndryshe nga ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokurorisë dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë, ne mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë gjithmonë. Inkurajoj prokurorinë të mos ndalet deri në fund”, shkruan kreu i qeverisë në Twitter.

Edhe deputeti socialist Taulant balla, i cili u akuza nga oficeri Emiljano Nuhu se e kishte kërcënuar për gjatë ndalimit të djalit të deputetit të PS, Rexhep Rraja, ka reaguar menjëherë pas lajmit për arrestimin e këtij të fundit. Në një postim në Facebook, Balla shprehet se kërkon që Drejtësia të thotë fjalën e saj të fundit.

“Përpara ligjit ne jemi të gjithë të barabartë përveç Saliut, Lulit dhe atyre që i shpëtuan prokurorisë, fale Saliut dhe Lulit që nuk i zbatonin urdhërat e organit të akuzës. Barazia para ligjit për ne nuk është sllogan po parim themelor në fjalën tonë, në reformat dhe qendrimet tona. Ndalimi i djalit të deputetit na ndan qartë edhe njëherë nga ata që kemi përballë! Sepse jo vetem nuk e pengojmë prokurorinë dhe as protestojmë kundër saj, po e mbêshtesim plotësisht. Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj deri në fund dhe shpresoj shumë që edhe autorët dhe heroi i Babale dyshit të marrin atë”-shkruan deputeti Balla.

Grupi i Grave Deputete të Partisë Socialiste ka reaguar duke deklaruar mbështetjen për Prokurorinë në hetimin deri në fund të së vërtetës për dhunimin e Xhisiela Malokut. 

“Na vjen shume mirë që prokurorja e çështjes është një grua, e cila sot ka të gjithë solidaritetin tonë në kryerjen e detyrës si edhe inkurajimin tonë të plotë, për t'i shkuar deri në fund çështjes në fjalë. Duke i rezistuar çdo ditë prej kohësh tanimë, vulgut politik e mediatik dhe duke treguar guxim e vendosmëri në ndarjen e drejtësisë nga politika, Prokuroria po jep në vijimësi sinjale shumë inkurajuese për shqiptarët që duan drejtësi”-shprehen deputetet. 

“I bëjmë përsëri thirrje kolegeve deputete të opozitës të ndikojnë që të ndalet dhunimi publik i vajzës për motivet e politikës së dëshpëruar opozitare. Po ashtu u shprehim atyre keqardhjen për deklarata e akuza të ulëta, që shkojnë në drejtim krejt të kundërt me interesin e Xhisielës dhe të drejtësisë për të. Për ne drejtësia për vajzën është mbi gjithçka. Për ne ligji është mbi gjithkënd”-deklaron grupi i grave socialiste.

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396