INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestimi i drejtorit të Hipotekës në Shkodër, reagon ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj: Jam këtu për të...[VIDEO]

Arrestimi i drejtorit të Hipotekës në Shkodër, reagon ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj: Jam këtu për të...[VIDEO]

Publikuar më: 18:24 25-09-2018

Ditën e sotme u vu në pranga kreu i Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka, pas një urdhri të Prokurorisë, i cili dyshohet për korrupsion. Për këtë rast pati edhe një reagim nga ana e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ministrja përshëndeti arrestimet, duke thënë se është një fryt i bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë.

Deklarata:

Jam këtu për të përgëzuar bashkëveprimin mes prokurorisë në bashkëpunim me policinë e shtetit të cilat janë konkretizuar sot me ndalimin e regjistruesit të ZRPP Shkodër dhe një specialisti. Por jo vetëm kaq. Një sërë operacionesh të finalizuara me sukses, janë frut i bashkëpunimit të prokurorisë, policisë. Mjafton të përmendim këtu dy punonjës të AKU në Durrës të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të korrupsionit, të një tjetër punonjësi të ZRPP në Shkodër. Të njëjtën vendosmëri do të duhet ta demostrojmë edhe në angazhime të tjera. Do të godasim pa asnjë tolerim këto që kryen akte korruptive.

Article Logic
Execution time: 0.0032918453216553