INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestimi i Edmond Begos, reagon Paloka: Anëtari i bandës së Aldo Bares bënë biznes me...

Arrestimi i Edmond Begos, reagon Paloka: Anëtari i bandës së Aldo Bares bënë biznes me...

Publikuar më: 13:08 19-08-2018

Pas arrestimit të anëtarit të bandës së Aldo Bares, Edmond Bego, 48 vjeç, ka reaguar dhe Edi Paloka

Nën kryetari i PD-së në një dalje për mediat ka deklaruar se Bego ka mbështetje nga njerëzit në pushtet.

“Mbrëmë vonë u mësua se policia greke ka arrestuar një prej eksponentëve të krimit të organizuar, anëtarit të bandës së Aldo Bares, i dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, biznesmenin e lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës të quajtur Edmond Bego.

Pavarësisht se ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, trafikanti ndërkombëtar i drogës, anëtar i bandës se Aldo Bares jetonte i lirë në Shqipëri ku drejtonte edhe një biznes ndërtimi nën mbrojtjen politike të kësaj qeverie.

Nëse Edmond Bego nuk do ishte nisur me pushime në Greqi sot shqiptarët nuk do dinin se një kriminel i rrezikshëm ka vazhduar të pasurohet lirisht duke u lidhur direkt me disa nga njerëzit më të pushtetshëm në vend edhe pse ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali”, tha Paloka.

Article Logic
Execution time: 0.0031590461730957