INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestimi i grabitësve të parave në Rinas, reagojnë Tahiri dhe Rama

Arrestimi i grabitësve të parave në Rinas, reagojnë Tahiri dhe Rama

Publikuar më: 19:39 14-02-2017

Policia ka mundur të vërë në pranga 4 nga 6 autorët e dyshuar të grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në afërsi të Qafës së Kasharit. Dhe menjëherë pas finalizimit të operacionit, Ministri Tahiri ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka informuar për operacionin në Prezë e Vorë, dhe tha se policia është në krye të detyrës, duke hedhur poshtë përbaltjen që bëhet ndaj tyre.

“Unë besoj kjo është një ditë si të tjerat për Policinë e Shtetit, ku për fat të keq përtej sulmeve e baltës që është hedhur ndaj policive, kemi arritur që ti tregojmë qytetarëve se jemi në shërbim të tyre, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurtë”, tha ai në një prononcim të shkurtër për mediat.

Ministri i Brendshëm tha më tej se të gjithë qytetarët duhet të kenë besim tek policia, pasi po punojnë çdo ditë. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai teksa ka falenderuar Policinë e Shtetit, kërkoi që të ndaleshin ato që i cilësoi si sulme dhe baltosje ndaj uniformave blu. I pyetur nëse do të ketë shpërblim për punën e efektivëve që u angazhuan në operacionin për kapjen e 4 të dyshuarve, ministri e la të hapur këtë mundësi.

Në të njejtën linjë me ministrin Tahiri, u shpreh edhe kryeministri Rama. Ai ka postuar një status në rrjetet sociale për të përshëndetur këtë operacion të policisë.

Policia Shtetit tregoi perseri se forca e saj zbuluese e goditese rritet perdite! Zbardhja e shpejte e grabitjes se bankes, sukses shembullor QenteLeTeLehinKarvaniDoShkojePerpara”, përfundon ai. 

Article Logic
Execution time: 0.0044240951538086