INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestimi i Ramush Haradinaj, reagojnë zyrtarët e Kosovës dhe Shqipërisë

Arrestimi i Ramush Haradinaj, reagojnë zyrtarët e Kosovës dhe Shqipërisë

Publikuar më: 18:41 05-01-2017

Ramush Haradinaj merret sot në pyetje nga autoritetet franceze të drejtësisë. Ish-kryeministri i Kosovës dhe Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj, u ndalua në në aeroportin ndërkombëtar të Francës mbi bazën e një udhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Koha.net publikoi pamjet e ndalimit të Haradinajt një ditë më parë.
Avokati i tij Arianit Koci është shprehur për mediat e Kosovës se “Haradinaj shumë shpejt do të lirohet edhe pse sipas tij Serbia është aktivizuar duke dërguar argumente shtesë për të zvarritur procesin”. Por sipas tij institucionet kosovare kanë treguar paaftësi në planin diplomatic duke mos mundur t’I bëjnë ballë sulmeve të Serbisë edhe pse Haradinaj ka marre pafajesi ne Hage. Pas ndalimit të Haradinajt prokuroria për Krime të Luftës në Serbi ka njoftuar se ka mbledhur prova shtesë në funksion të plotësimit të akuzave ndaj liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në fletëarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për Ramush Haradinaj ngrihen një sërë akuzash. Serbia e akzuon për krime të shumta të kryera ndaj serbëve gjatë luftës së Kosovës, si dhe për sulme terroriste në bashkëpunim me vëllezërit ndaj policisë serbe në rajonin e Dukagjinit. Ai akuzohet për vrasje massive të serbëve në zonën e Glloxhanit, për themelimin e njësisë speciale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e disa akuza të tjera, për krime lufte. Por në vitin 2012 Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krime lufte në ish-Jugosllavi, për të gjitha akuzat që e ngarkonin atë. Ndërkohë Vuçiç ka kërkuar ekstradimin e Haradinaj në Serbi, duke ushtruar presion mbi palën franceze për të mos e liruar atë. Zyrtarë të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës kanë reaguar pas arrestimit të Haradinaj. Sipas Hashim Thaçit ndalimi i Haradinajt është i dënueshëm dhe i papranueshëm, në çdo rrafsh, në cilindo shtet të botës, pavaresisht urdhër-arrestit të Serbisë.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arrestimi është absurditet. Sipas kreut të ekzekutivit është e pabesueshme dhe skandaloze që udhër arrestet e Serbisë nuk janë fshirë nga kompjuterat e BE-së. Për kreun e qeverisë shqiptare kjo është Skandaloze! Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehet i befasuar nga ky arrestim, duke e cilësuar ate të pakuptimtë, të papranueshëm dhe dëmtues të frymës së bashkëpunimit Prishtinë –Beograd. Meta beson se autoritetet policore franceze do të qartësojnë rrethanat e pakuptimta të këtij ndalimi dhe do të veprojnë shpejt për t’i kthyer të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të ligjshme kryetarit të AAK-së.

Article Logic
Execution time: 0.0040500164031982