INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestimi i Shullazit, reagon ministri Saimir Tahiri

Arrestimi i Shullazit, reagon ministri Saimir Tahiri

Publikuar më: 13:57 17-04-2016

Ministri i Brëndshëm, Saimir Tahiri ka reaguar ndaj ngjarjes që po bën më shumë bujë në vendin tonë, pikërisht për arrestimin e Emiliano Shullazit dhe ndaj akuzave politike të Partisë Demokratike

“Policia kryen arrestime, Saliu me Lulin thone qe nderkombetaret paskan urdheruar Edi Ramen qe ta beje kete, pasi po sipas Saliut dhe Lulit ai e perdori te arrestuarin kryesor per te kercenuar kandidatin per rektor!

Cfare degradimi moral, politik, logjik!

Edi Rama dhe PS nuk kane nderhyre asnje cast dhe ne favor te askujt ne garen e zgjedhjeve universitare. Keto qe po zhvillohen jane te parat zgjedhje te lira nga ndikimi i qeverise qe jane zhvilluar ndonjehere ne universitete.

Ndersa Policia e Shtetit provoi edhe njehere se nen kete qeveri s’ka asnje te mbrojtur nga ligji, asnje mbi ligjin.

Sot na akuzojne per te njejtat gjera qe i benin vete kur ishin ne qeveri.

Ne kete vend, per dy dekada, ka vetem nje njeri e nje parti qe ka nxitur, perkrahur e mbrojtur boten e krimit, e po keta kane goje sot te akuzojne ne. Prandaj Saliu dhe Luli sot meritojne vetem fjalen e urte popullore qente le te lehin karvani ecen perpara!”, shkruan ministri Tahiri në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0031089782714844