INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestimi i Tahirit, flet Rama: ”Unë jam i pari pas familjes që dua pafajësinë e tij”

Arrestimi i Tahirit, flet Rama: ”Unë jam i pari pas familjes që dua pafajësinë e tij”

Publikuar më: 08:03 23-10-2017

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Grupin parlamentar të PS për të dhënë qëndrimin e tij përsa i përket çështjes kryesore në fokusin politik, çështja Tahiri.

Rama foli gjithashtu për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kërkon autorizim për heqjen e mandatit, arrestimin dhe kontrollin e banesës të Saimir Tahiri pas akuza të ngritura.

Saimir Tahiri është njeriu i parë që hyri në PS me ambicie të fortë dhe unë jam i pari pas familjarëve që dua pafajësinë e tij, tha Rama.

Përsa I përket gjyqit kundër Tahirit, kryeministri e konsideroi si një farsë të inskenuar nga inatçinjtë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034759044647217