INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestimi për grabitjen në Rinas/ Rama: Policia po godet fuqishëm krimin

Arrestimi për grabitjen në Rinas/ Rama: Policia po godet fuqishëm krimin

Publikuar më: 17:53 23-04-2019

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të grabitësit të pestë të vjedhjes në Rinas.

Rama shkruan në “Twitter” se policia po godet fuqishëm krimin, duke i përgëzuar për punën e bërë.

“Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit. E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete”, shkruan Rama.

Policia bën me dije se mbrëmjen e djeshme është arrestuar një person banues në Krujë si i dyshuar në supergrabitjen e Rinasit duke e cuar në 5 numrin e të ndaluarve për këtë çështje.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0027520656585693