INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen 10 anëtarë të ISIS që po planifikonin sulme terroriste gjatë “Rio 2016”

Arrestohen 10 anëtarë të ISIS që po planifikonin sulme terroriste gjatë “Rio 2016”

Publikuar më: 14:32 22-07-2016

Presidenti i përkohshëm Brazilian, Michel Temer ka thirrur një takim urgjent kabinetin qeveritar, pasi autoritetet arrestuan 10 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik të cilët kishin planifikuar të kryenin akte terroriste gjatë Lojërave Olimpike në Rio, të cilat fillojnë muajin e ardhshëm.

Operacioni policor, i koduar “Hashtag”, u zhvillua në nëntë shtete dhe të dyshuarit u arrestuan në Sao Paulo dhe Parana por Ministri i Drejtësisë,  Alexandre Moraes,  tha të enjten që të gjithë të arrestuarit ishin shtetas Brazilianë.

Autoritetet gjyqësore pohuan se të dhënat e përgjuara dhe thirrjet telefonike treguan se po planifikohej një sulm ku do përdoreshin armë dhe taktika guerile.

“Kjo tregon se Brazili është në faqen e parë të rrezikut dhe monitorimi për të dyshuar mund të bëhet një kërcënim”,  tha shefi i Shtabit Presidencial të Brazilit,  Eliseu Padilha duke shtuar se zyrtarët e lartë të sigurisë të vendit janë dërguar në Francë për të mësuar më shumë rreth parandalimit të terrorit pas pasojave të sulmit në Nisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666