Zyrtarët e emigracionit në Shtetet e Bashkuara arrestuan 105 persona gjatë një operacioni 10-ditor. Pasi këta persona dyshohej se ishin të inkriminuar dhe shkelës të rregullave të emigracionit. Të arrestuarit (96 meshkuj dhe nëntë femra) janë shtetas nga 21 shtete: Shqipëria, Burma, Kina, Kosta Rika, Republika Çeke, Ekuadori, El Salvador, Guatemala, Haiti, Hondurasi, India, Iraku, Jordania, Libani, Maqedonia, Ishujt Marshall , Mauritania, Meksika, Surinami, Vietnami dhe Jemeni. Këta të arrestuar do të largohen nga SHBA dhe ndaj dhjetë prej tyre do niset ndjekje penale për ri-hyrje në SHBA pas dëbimit, një krim që dënohet deri në 20 vjet burg. Operacionet janë kryer në Michigan dhe Ohajo