Ngacmimet sekuale në urbanët e Tiranës nuk janë të rradha. Por kësaj herë fati nuk i ka “ndihmuar” dy manjakë në kryeqytet, të cilët kanë rënë në prangat e policisë. Një 60 vjeçar sëbashku me një tjetër 46 vjeçar kanë ngacmuar seksualisht një vajzë 28 vjeçare në stacionin e autobuzit. Ngjarja është shënuar në Shkozë, ndërsa 28 vjeçarja ka denoncuar rastin pranë uniformave blu. Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka sjellë dhe arrestimin e dy manjakëve.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 13.10.2016, u arrestuan shtetasit: Festim Latifi, 60 vjeç dhe Sokol Hallkokondi, 46 vjeç, banues në Tiranë, në stacionin e autobuzit të linjës së Shkozës, kanë ngacmuar seksualisht shtetasen H. N., 28 vjeçe, banuese në Tiranë. Parashikuar nga Neni 108/a i Kodit Penal”.